Home / Kronikë / Përplasen tre mjete në Ishull-Lezhë, dy të plagosur

Përplasen tre mjete në Ishull-Lezhë, dy të plagosur

Tre automjete janë përfshirë në aksiden. Dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur në superstradë e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore, i cili u godit nga një tjetër mjet që po lëvizte në drejtim të Lezhës.

Një automjet i tretë u përfshi në përplasje, pasi ndodhej menjëherë pas makinës që goditi “Audin”.

Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *