Home / Kronikë / Përplasje me a*më mes bandave shqiptare dhe tuniziane në Itali, plagosen tre persona

Përplasje me a*më mes bandave shqiptare dhe tuniziane në Itali, plagosen tre persona

Një përplasje e armatosur mes dy bandave rivale ka tronditur qytetin Scicli në Raguzë të Italisë. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy shqiptarëve dhe dy tunizianëve, që përfundoi me të shtëna armësh.

Nga përplasja mbetën të plagosur një shqiptar 28-vjeçar dhe dy shtetas tunizianë. Policia italiane arrestoi shqiptarin pasi iu dha ndihma mjekësore në spitalin e Modicës.

Në vendin e ngjarjes, karabinierët gjetën një armë zjarri të vjedhur, municione dhe një thikë.

Hetimet zbuluan se gjatë sherrit, njëri prej shqiptarëve ka qëlluar me armë, duke plagosur dy tunizianët dhe më pas është larguar. Ai është shpallur në kërkim dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *