Lajmet e këqija vazhdojnë te Lazio. Pas fyerjeve të drejtuara ndaj gjyqtarit në derbin ndaj Romës, gjyqtari sportiv ka vendosur të pezullojë me dy ndeshje mesfushorin e lacialëve, Matteo Guendouzi.
Pezullimi prej një ndeshjeje i Reda Belahyane, për një faull me karton të kuq ndaj Manu Koné, u la në fuqi.
Trajneri i Genoas, Patrick Vieira, u pezullua gjithashtu me një ndeshje për fjalë të pahijshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Vendimet për sfidat e javës së kaluar në Serie A, kanë hyrë në fuqi tashmë.