Home / ⁠Kryesore / Piramidat online/ Lihen në burg katër të arrestuarit, dy të tjerë “detyrim paraqitje”

Piramidat online/ Lihen në burg katër të arrestuarit, dy të tjerë “detyrim paraqitje”

Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë për 6 të arrestuarit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

Katër prej të arrestuarve janë lënë në burg, përkatësisht Arbër Çela , Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, kurse ndaj Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj u caktua masa detyrim paraqitje.

Skema mashtruese piramidale dhe u shtri në disa qytete të vendit por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier.

Skema arriti te zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë ndërsa në ditët në vijim, pritet të arrestohen dhe persona të tjerë ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *