Home / ⁠Kryesore / Po na erdhi Rama, na fiku…/ Ofroi prona për eliminimin e kundërshtarëve, zbardhen përgjimet e SPAK për grupin e “Rrumit”. Në SkyECC…

Po na erdhi Rama, na fiku…/ Ofroi prona për eliminimin e kundërshtarëve, zbardhen përgjimet e SPAK për grupin e “Rrumit”. Në SkyECC…

Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylit që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Platent Dervishaj, Lulzim Berisha dhe Edmond Koci i njohur si Mond Cekuiku.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për News24 detaje ekskluzive nga dosja e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj grupit të Aleksandër Lahos, të njohur dhe si “Rrumi”.

“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.

Në këtë bisedë, Rrumi i shkruan se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj.

“Kta e xhirojnë lojën e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.

Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po luli them un….. Lulit….. I bim direct….. Ai e don… Vetem vendose ti”..

Rrumi i shkruan të heqin Edmond Cekicin të parin, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

Aldo i shkruan:-“O vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”. në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.

Aleksandri i përgjigjet: “ajo më ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt qe ate dite qe e mora vesh”.

Në vijim thotë SPAK, Rrumi i ofron Avdylit në këmbim sipërfaqe të lakmueshme pronash në bregdet.

SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, pasi zbuloi një skemë tjetërsimi pronash në bregdet. Në grup bënin pjesë edhe vëllai i tij Vullnet Muca, shoferi Agron Bejdolli si dhe Vlash Brahja. SPAK hodhi dritë edhe mbi vrasjen e Edmir Bregut për motive hakmarrje të urdhëruar nga Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli. Në vrasje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Enea Kume vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

© BalkanWeb

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *