Home / Sport / Projekti i ‘San Siros’, Interi dhe Milani njoftojnë për marrëveshjet me kompanitë arkitekturore

Projekti i ‘San Siros’, Interi dhe Milani njoftojnë për marrëveshjet me kompanitë arkitekturore

Interi dhe Milani kanë nënshkruar një marrëveshje me studiot arkitekturore Foster + Partners dhe MANICA për të projektuar stadiumin e ri të dy klubeve.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Interit, zikaltrit konfirmuan marrëveshjen dhe mirëpritën dy studiot për kontributin e tyre në propozimin e stadiumit të ri me kapacitet 71,500 vende.

Interi e përshkruan atë si “një investim strategjik për të ardhmen dhe një shenjë e prekshme e angazhimit ndaj qytetit të Milanos, historisë së tij dhe trashëgimisë kulturore, arkitekturore dhe sportive”.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e projektit të stadiumit të ri të klubeve milaneze.

Të enjten, Këshilli i Qytetit të Milanos do të mblidhet në sallën e Palazzo Marino, për të diskutuar detajet specifike të stadiumit të ri që do të zëvendësojë “San Siron”.

Më pas, të hënën e ardhshme, këshilli do të rimblidhet dhe do të votojë nëse do të miratohet ose jo shitja e stadiumit aktual dhe e tokës përreth.

Pasi shitja të miratohet, të dy klubet do të mund të shtyjnë përpara projektin, tashmë të pajisur me partnerë arkitekturorë për të vazhduar me zhvillimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *