Kamber Sulçaj, 48 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, rezulton të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës, Vlorë.
Pjesa tjetër u përket dy ortakëve të tjerë jashtë familjes. Përveç këtij aktiviteti, Kamber Sulçaj zotëron edhe një stan me bagëti.
Familja Sulçaj nuk është e panjohur për drejtësinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai i tij, Gazmendi, së bashku me kushëririn Roel Sulçaj.
Ata u kapën me 2,632 fara kanabisi, të destinuara për kultivim dhe shitje.