Home / Sport / Publikohen rezultatet e votimit për ‘Topin e Artë’, ja sa ishte diferenca e pikëve mes Dembele dhe Yamal

Publikohen rezultatet e votimit për ‘Topin e Artë’, ja sa ishte diferenca e pikëve mes Dembele dhe Yamal

Revista “France Football”, organizatore e votimit për “Topin e Artë”, ka bërë publike listën e pikëve që ka marrë secili prej protagonistëve në garën për fitoren e “Topit të Artë”.

Dhe ashtu siç kishin deklaruar drejtuesit e saj që pas ceremonisë, mes Dembele dhe Jamal nuk kishte pasur garë.

Diferenca mes vendit të parë dhe të dytë kalon 300 pikët, me 1380 për francezin dhe 1059 për spanjollin i cili doli i dyti, duke lënë të kuptohet se pritshmëria për një sukses të Yamal, nuk përputhej me realitetin e votimeve ku për pjesën më të madhe ishte Dembele fituesi më i merituar.

RENDITJA

1 – Ousman Dembele – 1380

2 – Lamin Jamal – 1059

3 – Vitinja – 703

4 – Mohamed Salah – 657

5 – Rafinja – 620

6 – Ashraf Hakimi – 484

7- Kilian Mbape – 378

8 – Kol Palmer – 211

9 – Xhanluixhi Donaruma – 172

10 – Nuno Mendes – 171

11 – Pedri – 124

12 – Kviça Kvaratskhelia – 123

13 – Herri Kejn – 112

14 – Desire Doue – 74

15 – Viktor Gyokeres – 56

16 – Vinicius – 51

17 – Robert Levandovski – 49

18 – Skot MekTominej – 45

19 – Zhoao Neves – 40

20 – Lautaro Martinez – 37

21 – Serhu Girasi – 25

22 – Aleksis MakAlister – 21

23 – Xhud Bellingam – 21

24 – Fabian Ruiz – 20

25 – Denzel Dumfris – 20

26 – Erling Haland – 18

27 – Deklan Rajs – 13

28 – Virxhil Van Dajk – 7

29 – Florian Virtz – 5

30 – Majkëll Olize – 4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *