Personi në foto është Aurel Hoxha i cili porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit. Aurel Hoxha është pronari i lokalit të njohur te “Myslym Shyri” , Monopol.
Forcat RENEA ushtruan kontrolle në lokalin e tij, por Hoxha, i njohur ndryshe edhe si Aurelinjo Kalaveri, nuk u gjend në biznesin e tij, teksa rezulton ende në kërkim.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar se vrasja e 23-vjeçarit u realizua për hakmarrje, si pasojë e një konflikti të vjetër familjar dhe u ekzekutua për një shumë prej 50,000 eurosh.
Hoxha, i dyshuar si porositës i krimit, ka organizuar vrasjen për të hakmarrë vëllain e tij, i cili u vra në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012. Sabah Nuzi dyshohet si ekzekutor i krimit, ndërsa grupi kriminal ka fshehur kufomën dhe ka përdorur armë pa leje.
SPAK ka lëshuar katër urdhër-arreste, përfshirë arrestimin e Sabah Nuzit, Samet Lokës dhe Sajmir Kolaverit, i cili është kapur në Itali. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Aurel Hoxha (alias Aurelinjo Kalaveri), i cili dyshohet se është organizatori dhe drejtuesi i grupit kriminal.