Home / Kronikë / Ra në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital 2-vjeçarja

Ra në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital 2-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Një 2-vjeçare ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë dhe për pasojë ka pësuar djegie.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në banesat sociale ku qëndronte e mitura. Ajo është nisur fillimisht në Spitalin Rajonal  Shkodër,

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore  vajza u transportua në QSUT për ndihmë të specializuar.

“Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal  Shkodër, vajza u transportua në QSUT.”- njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *