Home / ⁠Politike / Rama bën lëvizje të reja në kabinet, ndryshime në dy ministri

Rama bën lëvizje të reja në kabinet, ndryshime në dy ministri

Këshilli i Ministrave ka publikuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar, që përfshijnë ministritë e Jashtme dhe të Financave.

Lëvizjet përfshijnë lirime nga detyra dhe emërime të reja në postet e zëvendësministrave.

Miriam Shyti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Endrit Yzeiraj, i cili mbante këtë post, është liruar nga detyra dhe emëruar zëvendësministër i Financave.

Ndërkohë, Erjona Bejleri, zëvendësministre aktuale e Financave, është liruar nga kjo detyrë.

Njoftimi nga Keshilli i Ministrave

Janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.

-Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

-Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave

-Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *