Home / Aktualitet / Rama e inaguroi pak ditë më parë, shembet rruga në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Rama e inaguroi pak ditë më parë, shembet rruga në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Rruga e re kombëtare Qukës–Qafë Plloçë, e inauguruar nga kryeministri Rama më 5 shtator të këtij viti, po tregon tashmë dobësitë e saj infrastrukturore.

Vetëm pak javë pas hapjes, aksi po përballet me probleme serioze si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit.

Sot, një pjesë e masivit shkëmbor ka pësuar rrëshqitje, duke bllokuar një nga tre korsitë e rrugës. Rrëshqitjet e dheut vazhdojnë edhe në këto momente, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit.

Ky incident ngre përgjigje të qarta për cilësinë dhe menaxhimin e investimeve në infrastrukturën kombëtare. Rrugët e reja që ‘premtuan’ të përmirësonin qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve duket se vetëm pak javë pas inaugurimit, nuk arrijnë të përballojnë kushtet elementare të motit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *