Në prezantimin e platformës Startup Albania, Rama, i cili duket se i është dedikuar totalisht Inteligjencës Artificiale, deklaroi se po shqyrton mundësinë që edhe martesat të bëhen online.
“Nuk e kemi zgjidhur ende problemin e martesave online, kjo është ende një gjë që ende se kemi plotësuar, se duhen dëshmitarët dhe dëshmitarët, por edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë foli për eksperiencat e tij me divorcin, duke e cilësuar këtë të fundit më të thjeshtë në raport me martesën, të cilën ia beson fort AI-së.
“Besoj fort që divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sepse bëhen në ëhatsapp dhe më pas formatizohen në sallën e gjyqit. Por martesa është pak më e vështirë si proces. Këto janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe AI na jep oportunitete të reja”, shtoi Rama.
Kujtojmë se këto deklarata vijnë pasi emëroi ministre të Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike, “Diellën”, e cila ka ngjallur debate në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare.
“Diella” është parë me skepticiziëm nga ekspertët të cilët besojnë se nuk mund të luftojë 100% korrupsionin, madje mund të ndikojë në fuqizimin e tij.