Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për derbin e zjarrtë të Madridit ndaj Atleticos, që zhvillohet të shtunën në “Wanda Metropolitano”.
Trajneri Xabi Alonso ka ftuar emrat e zakonshëm, por edhe është rikthyer pas një periudhe qendërsulmuesi brazilian Endrick.
Pavarësisht rikthimeve, Real Madridi pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të zakonshëm – ku pikëpyetja e vetme është nëse Jude Bellingham do të rikthehet si titullar, apo prapë sulmi do të jetë i krijuar nga Mbappe, Arda Guler e Mastantuono.
Lista
Portierë: Courtois, Lunin, Sergio Mestre
Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Asensio, Carreras, Fran Garcia, Huijsen
Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Arda Guler, Ceballos
Sulmues: Vinicius Jr, Endrick, Mbappe, Rodrygo, Gonzalo, Brahim, Mastantuono