Home / Showbiz / Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga…

Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga…

Robbie Williams është detyruar të anulojë koncertin e tij të planifikuar në Stamboll, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe frikës nga sulmet terroriste.

Këngëtari britanik, 51 vjeç, njoftoi përmes një postimi në Instagram se anulimi i performancës së fundit të turneut “Britpop” ishte përtej kontrollit të tij dhe stafit organizator.

“Autoritetet e qytetit e kanë anuluar shfaqjen në interes të sigurisë publike,” shkroi Williams, duke shtuar se “gjëja e fundit që do të doja është të rrezikoja jetën e fansave të mi. Siguria e tyre është prioriteti im.” Koncerti duhej të mbahej më 7 tetor në Atakoy Marina, në të njëjtën datë me përvjetorin e dytë të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, një moment i ndjeshëm për rajonin. Mediet turke raportojnë se vendimi lidhet me tensionet politike dhe rreziqet e mundshme të sigurisë.

Artisti i njohur për hitin “Angels” shprehu keqardhje për fansat turq, duke theksuar se kishte dashur ta mbyllte turneun pikërisht në Stamboll, një qytet me të cilin ka lidhje familjare përmes bashkëshortes së tij, aktoren Ayda Field, e cila është me origjinë turke. Pavarësisht anulimit, Williams do të rikthehet së shpejti me projekte të reja: albumi i tij i ri “Britpop” pritet të publikohet më 6 shkurt 2026, pasi data e mëparshme u shty për të shmangur përplasjen me publikimin e fundit të Taylor Swift.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *