Roma ka arritur të fitojë derbin e parë të sezonit ndaj Lazios, teksa ka triumfuar me rezultat minimal 0-1.
Ndeshja ka nisur shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa për të parë golin e parë dhe të vetëm u desh të pritej minuta e 38-të.
Matias Soule asistoi te Lorenzo Pellegrini, i cili me një goditje të bukur realizoi për 0-1.
Me epërsinë minimale të Romës 0-1 u mbyllen 45 minutat e para të ndeshjes.
Në pjesën e dytë lufta vazhdoi në fushë me futbollistët e dy skuadrave që kërkonin më të mirën.
Lazio në minutën e 86-të mbeti me 10 futbollistë, pasi Belahyane u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje të ashpër në Manu Konen.
Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 9 pikë, ndërsa Lazio mbetet e 14-ta me vetëm 3 pikë.