Home / ⁠Politike / Salianji flet për ditët e kaluara në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

Salianji flet për ditët e kaluara në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji rrëfeu në emisionin Çdokënd detaje sesi i kalonte ditët në qeli, ku kaloi më shumë se 9 muaj pas hekurave.

Salianji tregon se për arsye sigurie kishte qeli më vete, teksa shton se nuk pati as një problem as edhe me personat që ai i kishte denoncuar personalisht dhe që vuanin dënimin në të njëjtin burg.

“Për shkak të funksionit si deputet, kam pasur qeli më vete. Një pjesë të personave të izoluar i kam pas denoncuar. Nuk kam pasur probleme me askënd. Aty ka shumë njerëz që vinin për të më treguar historinë e tyre.

Ata shihnin deputetit dhe në burg dhe tregonin historinë e tyre përse ishin në burg për suvatim pa leje, apo 2 gramë hashash. Kryesisht janë njerëz të varfër, por edhe të akuzuar vepra të rënda”, tha Salianji.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *