Home / ⁠Kryesore / Sekuestrohet në Tiranë “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro, në pronësi të një 30-vjeçari (EMRI)

Sekuestrohet në Tiranë “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro, në pronësi të një 30-vjeçari (EMRI)

Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet tip “Ferrari” me vlerë 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale në Turqi është nën hetim.

Sipas policisë, ky shtetas  e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.

Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast.

“Në kuadër të operacionit “Red” u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin Eri Vraja, 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasit të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas.
Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit Eri Vraja ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *