Home / ⁠Politike / “Shanset e fitores 50 me 50”/ Shehaj për kandidatin e opozitës për kryebashkiak: Manastirliu, profil jo i pëlqyer

“Shanset e fitores 50 me 50”/ Shehaj për kandidatin e opozitës për kryebashkiak: Manastirliu, profil jo i pëlqyer

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e quan arritje që opozita ka pranuar kërkesën që kandidati për kryebashkiak të jetë jo nga fusha politike.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Grida Dumën, Shehaj tha se nëse Tirana do drejtohet nga një figurë jo e korruptuar, duhet jashtë politikes.

Ai tha se me një nga tre emrat e përfolur nga opozita, kanë shans 50 me 50 për të fituar zgjedhjet përballë Ogerta Manastirliun.

Kandidati i Partisë Mundësia është Ermal Hasimja.

Agron ShehajMë bëhet qejfi që PD ka pranuar kërkesën tonë për një kandidat jashtë politikës. Nëse duam t’i japim Tiranës një figurë të pa korruptuar, duhet jashtë fushë politike. Është moment i jashtëzakonshëm për shumë arsye prandaj duhet një zgjidhje e jashtëzakonshme. Vetëm një nga emrat është kandidatura jonë.

Arjan Curi: Hasimja është i Partisë Mundësia

Shehaj: Në respekt të bisedimeve nuk do doja… Nga ana tjetër dua të sqaroj, nuk dua të imponojmë emrin. Është arritje që është pranuar kandidati jashtë sferës politike. U informuam me emrat e palës tjetër, thamë emrin tonë. Këta emra janë më potencial.  Manastirliu është profil jo i pëlqyer, nuk ka pasur ndonjë profil të rëndësishëm. PS edhe dikë ta marri nga rruga mund të zgjidhet. Jam i bindur që kandidati që kemi propozuar, shanset për të fituar 50/50. Këtë nuk e them vetëm unë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *