Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, pas dyshimeve për aktivitet kriminal në banesën e tij në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u sekuestruan si prova materiale: Lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një armë e ftohtë dhe municion luftarak.
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, u arrestua shtetasi A. B., 48 vjeç, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë:
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta, “prodhim dhe shitje e narkotikëve”
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.