Tre nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rogova” mbeten të plagosur si pasojë e një sherri në ambientet e jashtme të shkollës.
Burime pranë Policisë thanë se konflikti mes nxënësve ka nisur në orën e pushimit të gjatë.
Më pas, ata nuk janë paraqitur më në mësim por kanë qëndruar jashtë ambienteve të shkollës për t’u sqaruar, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe të tjerë.
Njëri nga adoleshentët është në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi plagët në gjoks i ka të thella, duke i prekur mushkëritë, ndërsa tjetri është në gjendje stabël, me plagë në gjoks, por fatmirësisht jo kërcënuese për jetën.
Aktualisht janë shoqëruar disa adoleshentë, nën shoqërinë e prindërve të tyre, por dhe mësuesit dhe psikologu i shkollës.
Grupi hetimor ka nisur hetimin për zbardhjen e dinamikës së plotë të sherrit.