Home / Sport / Skenari/ Çfarë ndodh nëse dy kandidatë për ‘Topin e Artë’ kanë pikë të barabarta?

Skenari/ Çfarë ndodh nëse dy kandidatë për ‘Topin e Artë’ kanë pikë të barabarta?

Dita e madhe erdhi, mbrëmjen e sotme në “Théâtre du Châtelet”, PSG-ja do të përfaqësohet nga një delegacion me 40 persona edhe pse thuajse në të njëjtën orë në Marsejë skuadra do të luajë “klasiken” e madhe të Francës përballë Olimpikut.

Sipas shtypit të huaj sulmuesi i PSG-së, Dembele, është favoriti i madh për të fituar çmimin, por me atë që ndodhi një vit më parë asgjë nuk është më e sigurt.

Në Spanjë tregojnë se edhe Lamine Yamal ka marrë mjaftueshëm vota për ta fituar këtë çmim ndërsa vetë organizatorët nuk kanë preferuar që të japin detaje rreth fituesit.

Sa i përket rregullores mësohet se në rast se dy futbollistë do të kenë numër votash të njëjta atëherë çmimi i shkon lojtarit, i cili ka marrë më shumë vende të para nga votimet.

Nëse edhe në këtë aspekt ka barazi atëherë diferencën e bëjnë vendet e dyta.

Nëse edhe pas këtij listimi do të ketë përsëri barazi atëherë do të jenë vendimtare vendet e treta.

Pra, në rast se dy kandidatë për “Topin e Artë” përfundojnë me pikë të barabarta, “France Football” (organizatori i çmimit) ka rregulla të qarta për ta zgjidhur:

Kriteri i parë – numri i votave për vendin e parë. Kush ka më shumë vota si fitues direkt, shpallet fitues.

Kriteri i dytë – nëse mbeten baras, shikohet numri i votave për vendin e dytë, pastaj për vendin e tretë, e kështu me radhë.

Kriteri i tretë – nëse edhe pas kësaj mbeten barazim, përparësi i jepet lojtarit që vjen nga vendi me më shumë gazetarë votues (pra nga kontinenti më i përfaqësuar).

Në rastin ekstrem – nëse nuk mund të ndahet ashtu, shpallet fitues i përbashkët.

Deri sot nuk ka pasur kurrë shpallje zyrtare të dy fituesve në të njëjtin vit, por rregulli ekziston për të mbuluar edhe këtë skenar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *