Home / Sport / Surpriza të mëdha në Premier League, humbasin Liverpooli dhe Chelsea

Surpriza të mëdha në Premier League, humbasin Liverpooli dhe Chelsea

Liverpooli ka pësuar një humbje me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së gjashtë në Premier League.

Vendasit morën epërsinë në minutën e pestë përmes Ismaila Sarr i cili realizoi për rezultatin 1-0.

Në minutën e 22-të Palace pati një tjetër mundësi ideale përmes Daniel Munoz, por atij ia mohoi golin Alisson me një super pritje.

Vetëm pak çaste më vonë në rast për gol doli edhe Jean-Philippe Mateta i cili po ashtu hasi në rezistencën e Alissonit që sërish nuk lejoi të mposhtet për herë të dytë.

Në pjesën e dytë Liverpooli u ringjall paksa duke rrezikuar me anë të Alexander Isak në minutën e 64-të, por goditja e suedezit përfundoi pranë shtyllës.

Salah në minutën e 76-të gjithashtu tentoi të shënonte, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

Pasi disa tentimeve, përpjekjet e Liverpoolit rezultuan me sukses në minutën e 87-të kur Federico Chiesa realizoi për rezultatin 1-1.

Megjithatë, vendasve nuk iu ra morali pas këtij goli pasi ata ia dolën të realizojnë krejt në çastet e fundit të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 2-1 pas golit të Eddie Nketiah.

Pas kësaj humbje Liverpooli mbetet në kuotën e 15 pikëve dhe aktualisht është kryesues i Premier League.

Një tjetër surprizë u regjistrua sot në elitën e futbollit anglez, ku Chelsea u mund në shtëpi 3-1 nga Brighton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *