Home / ⁠Politike / ‘Takimi Rama-mafia’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

‘Takimi Rama-mafia’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

Ish-prokurori Gentian Trenova, në një intervistë për Syri TV, deklaroi se lajmi i publikuar nga gazetari italian Nello Trocchia, ku përmendet kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në lidhje me takime sekrete me narkotrafikantë, mund të përbëjë vetëm një pjesë të vogël të tablosë së përgjithshme.

Trenova tha se është e çuditshme që ky informacion ka dalë tani, pasi bëhet fjalë për ngjarje të vitit 2019. Ai shtoi se nuk ka informacion të plotë nëse autoritetet e huaja kanë kryer hetime për këtë rast dhe në çfarë faze ndodhen ato, si dhe cilat janë autoritetet e huaja të përfshira përveç atyre italiane.

Sipas Trenovës, nëse autoritetet amerikane, si DEA, kanë kryer hetimet e tyre, nuk dihet niveli i përfshirjes së tyre. Ai gjithashtu vuri në dukje se në Shqipëri kanë kaluar vite gjatë të cilave qeveria dhe vendi janë akuzuar nga mediat ndërkombëtare dhe raportet e huaja për bashkëpunim me organizata kriminale në pastrimin e parave të narkotrafikut përmes investimeve të ndryshme.

Trenova theksoi se kjo gjë është e njohur dhe flitet shpesh, por autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë, ndërkohë që SPAK duhet të ofrojë të paktën një informacion minimal për publikun nëse ka të dhëna për të nisur hetime.

“Lajmi që ka nxjerrë gazetari italian mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e tablosë së përgjithshme për të cilën bëhet fjalë, gjithsesi është e çuditshme që ky informacion ka dalë tani, bëhet fjalë për vitin 2019 dhe nuk kemi informacion të plotë nëse autoritetet e huaja kanë kryer hetime në lidhje me këtë rast apo në çfarë faze janë hetimet dhe kush janë autoritetet e huaja përveç autoriteteve italiane, nëse ka.

Nëse autoritetet amerikane, DEA për shembull, ka bërë hetimet e saj dhe deri në çfarë niveli ato janë.

Është ideja që në Shqipëri u bënë shumë vite që Shqipëria dhe qeveria shqiptare akuzoheshin dhe nga mediat ndërkombëtare por edhe nga raporte të huaja të fshehta apo të hapura, publike, që është e qartë që bashkëpunojnë me organizata kriminale në fluksion e sjelljes së parave të narkotrafikut dhe pastrimit të tyre në Shqipëri nëpërmjet investimeve të ndryshme që bëhen në fusha të ndryshme.

Kjo është e njohur, flitet çdo ditë, por kjo ngelet vetëm në kuadër fjalësh, por nuk është se autoritetet përgjegjëse kanë bërë hapat e duhur, pra nuk shohim të jenë bërë hapat e duhur, të nevojshëm që kanë detyrimin ligjor, minimum të fillonin hetimet.

SPAK do të ishte mirë t’i jepte një informacion publikut nëse për ngjarjen në fjalë ka të dhëna të tilla për të filluar një hetim, minimum një njoftim.

Gjëja më e rëndë është që autoritetet shqiptare nuk hetojnë për gjërat e rëndësishme, për gjërat që i interesojnë publikut, madje, madje futemi edhe në një lloj absurditeti sepse këtu është bërë një reformë e madhe në drejtësi, ku janë paguar shumë para nga autoritetet e huaja dhe nga shteti shqiptar për të pasur një institucion që të luftojë korrupsionin, ndërkohë ka ndodhur e kundërta: korrupsioni nga viti në vit është rritur, po ashtu edhe krimi i organizuar, ku edhe forca e krimit të organizuar është rritur nga viti në vit.

Ndërkohë absurditeti vazhdon sepse sërish vazhdon të lavderohet reforma në drejtësi nga autoritetet e huaja, nga BE, ndërkohë që këto institucione që kanë dalë nga kjo reformë kanë dështuar.”- u shpreh Trenova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *