Home / Sport / Telashe për Anthony Joshua, boksieri i nënshtrohet testit të doping

Telashe për Anthony Joshua, boksieri i nënshtrohet testit të doping

Të gjithë janë duke e pritur dhe ai vazhdon përgatitjet në prag të rikthimit në ring, bëhet fjalë për Anthony Joshua i cili ka afro 1 vit pa u ndeshur.

Menaxheri i britanikut ka zhvilluar disa tratativa me boksierë të ndryshëm mes tyre dhe Tyson Fury.

Teksa Joshua vijon të jetë larg vëmendjen mediatike, nuk i shpëton dot hetuesve të federatës angleze të boksit, të cilët i kanë bërë një vizitë të papritur në Dubai, ku sportisti në fjalë i është nënshtruar testit të doping.

35-vjeçari ishte nën shoqërinë e promotorit të njohur Eddie Hearn dhe po konsumonin darkë, kur agjentët u afruan dhe i kërkuan atij që ti nënshtrohet testit.

Rregullorja është e tillë, ku çdo boksier është i detyruar të kryejë testet në çdo moment dhe kudo ndodhet, pasi në rast se refuzon, atëherë do të ketë masa të tjera.

Promotori Hearn filmoi momentin në fjalë dhe e postoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Joshuan si boksierin më të testuar në histori.

“Luftëtari më i testuar i të gjitha kohërave. Nuk ka boksuar për një vit. Dola për darkë në Dubai dhe testuesit anti-doping u vendosën në qendër të vëmendjes”, shkroi Hearn.

Joshua ka disa ftesa për tu ndeshur, një prej tyre e youtuberit Jake Paul, por e refuzuar nga britaniku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *