Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë.
Një e mitur, rreth 16 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim. Për pasojë, e mitura ka humbur jetën.
“Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.