Deputetja demokrate Jozefina Topalli, u rikthye sot në sallën plenare, ku kritikoi ashpër kreun e Parlamentit, Niko Peleshi.
Në fjalimin e saj, Topalli e cilësoi të papranueshme futjen në rend dite të dekretit për një ministre të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Sipas saj, një vendim i tillë është antikushtetues dhe fyen seriozitetin e institucionit.
“Zoti Peleshi, neni i parë i Kushtetutës thotë se Shqipëria është republikë parlamentare. Të gjithë deputetët janë betuar mbi këtë Kushtetutë, e menjëherë pas betimit nisën shkeljet brutale të saj. Futja në rend dite e një dekreti antikushtetues, që ngjante si meme, ishte gjëja më e pabesueshme.
Pyeteni Gramoz Ruçin, a ka ndodhur ndonjëherë që në rendin e ditës të përfshihet një dekret të tillë? A ka ndodhur që dita e parë e Kuvendit të nisë me ndryshime të rregullores pa konsensus, në fyerje të Kushtetutës?,” u shpreh ajo.