Bota e futbollit do të mësojë sot emrin e fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2025, në ceremoninë e cila do të zhvillohet si gjithmonë në Paris dhe ku do të jepet trofeu më i lakmuar individual për futbollistë.
Padyshim dy pretendentët kryesorë për ta fituar janë Ousman Dembele dhe Lamin Jamal, të cilët shihen me shanse thuajse të barabarta për të bërë të tyrin trofeun.
Por ndërkohë, kanë filluar të publikohen nga vendi i 30-të, emrat e lojtarëve të tjerë që morën pjesë në këtë garë për trofeun në fjalë, derisa të publikohet edhe emri i atij që do të kurorëzohet me të.
Më pak të votuarit në listën prej 30 kandidatësh janë emra të mëdhenj si Haaland, Van dijk apo Florian Virtz.
RENDITJA
24 – Fabian Ruiz
25 – Denzel Dumfris
26 – Erling Haaland
27 – Declan Rice
28 – Virgil Van Dijk
29 – Florian Virtz
30 – Michael Oliseh