Home / Sport / Tragjike/ Vdes futbollisti 21-vjeçar, u përplas gjatë ndeshjes në murin e betonit

Tragjike/ Vdes futbollisti 21-vjeçar, u përplas gjatë ndeshjes në murin e betonit

Bota e futbollit është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Billy Vigar, ish-sulmues i akademisë së Arsenalit, në moshën 21-vjeçare.

Vigar pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë ndeshjes së fundjavës mes Chichester City dhe Wingate & Finchley, në kategoritë e ulëta të futbollit anglez.

Në minutën e 13-të, ai u përplas me një mur betoni pranë fushës, duke kërkuar menjëherë ndërhyrjen e stafit mjekësor.

Paraqitja e menjëhershme stafit mjekësor dhe transferimi me helikopter drejt një spitali në Londër nuk mjaftuan.

Edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente të martën, Vigar ndërroi jetë sot.

Familja e tij deklaroi me dhimbje: “Dëmtimi rezultoi shumë i rëndë për t’u përballuar… Familja është e shkatërruar që kjo ndodhi teksa ai po luante sportin që dashuronte”.

Edhe klubi Chichester City publikoi një njoftim zyrtar: “Me pikëllim të madh konfirmojmë ndarjen nga jeta të Billy Vigar. Kërkojmë që privatësia e familjes së tij të respektohet në këto momente të vështira”.

I rritur në akademinë e Hale End, Vigar u dallua në radhët e të rinjve të Arsenalit, duke luajtur për ekipet U18 dhe U21, përpara se të largohej në vitin 2024 pa debutuar me skuadrën e parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *