Home / ⁠Kryesore / U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, identifikohet 28-vjeçari shqiptar, i riu me origjinë nga Kukësi (Foto)

U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, identifikohet 28-vjeçari shqiptar, i riu me origjinë nga Kukësi (Foto)

Ky është 28-vjeçari shqiptar, Bekim Halilaj, i cili u gjet i varurar në një tabelë në qendër të Brukselit, dy ditë më parë.

Foton dhe identitetin e viktimës e ka publikuar gazetari Artan Hoxha në emisionin Çim Peka Live’, Syri Tv. Bekim Halilaj është nga fshati Bicaj i Kukësit dhe sipas Hoxhës, është dyshuar fillimisht si një krim i ngjashëm me kartelet e Sinaloas.

Hoxha ka treguar se familja e tij jeton në Bicaj dhe se në Belgjikë kishte shkuar për një jetë më të mirë.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e rëndë dhe për shkak të viktimës por dhe simbolikës. Është një ngjarje që në fillim u dyshua si e ngjashme me ato të karteleve Sinaloa, por … ky është bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit, 28 i varur në një tabelë në unazën e madhe të Brukselit. U aludua e ngjashme me ato por dukej e çuditshme në Europë të kishte vajtur konflikti deri në atë masë. Sepse në Meksikë nisën ti varin.

Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera. Pritet të vijë kufoma. Familja e tij jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha Hoxha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *