Home / ⁠Sociale / Ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse vuani nga migrena

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse vuani nga migrena

Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke është një gjendje neurologjike e dhimbshme, shpesh shoqëruar me ndjeshmëri ndaj dritës, zërit, të përziera dhe madje çrregullime në shikim. Për shumë persona që vuajnë nga migrena, një nga shkaktarët më të zakonshëm është ushqimi.

Disa produkte që konsumojmë çdo ditë pa menduar, mund të jenë nxitës të fortë të krizave të migrenës.

Nëse migrena është pjesë e jetës suaj, këto janë tre ushqimet që duhet të shmangni me çdo kusht:

Djathërat e vjetëruar përmbajnë tiraminë, një substancë që ngushton ose zgjeron enët e gjakut në tru dhe mund të shkaktojë shpërthime të menjëhershme të migrenës. Sa më i vjetër dhe i fermentuar djathi, aq më i madh rreziku.

Salçicet dhe mishrat e përpunuar

Produktet si sallami, proshuta, hot-dogët dhe salçiçet përmbajnë nitrate dhe nitrite, konservues që ndikojnë në qarkullimin cerebral dhe shkaktojnë tension të enëve të gjakut – një shkak i njohur i krizave migrenoze.

Çokollata (veçanërisht ato me përqindje të lartë kakaoje)

Edhe pse shumë e dashur për të gjithë, çokollata përmban kafeinë dhe feniletilaminë, të cilat te disa individë ndihmojnë migrenën të shfaqet më shpejt. Nëse ndjeni dhimbje koke disa orë pas konsumit të çokollatës, kjo mund të jetë arsyeja.

Kujdes: Migrena është shumë individuale.

Çfarë shkakton dhimbje te një person, mund të mos ndikojë fare te një tjetër. Por mbajtja e një “ditari ushqimor” dhe shmangia e këtyre tre ushqimeve, ka ndihmuar shumë persona të reduktojnë intensitetin dhe shpeshtësinë e krizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *