Home / Kronikë / Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, mbërrin nga Italia ekspertiza e 3-vjeçarit

Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, mbërrin nga Italia ekspertiza e 3-vjeçarit

Ka mbërritur ekspertiza për Brian Spahiun, 3-vjeçarin që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

Ekspertët italianë, Klodiana Lala, kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së të miturit, por, akti i ekspertimit është voluminoz dhe po analizohet nga prokurorja e çështjes.

Sipas burimeve, organi i akuzës është drejt fundit të hetimeve për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiut.

Më 23 Prill 2024, gazetarja Lala bëri të ditur lajmin se ekspertiza e Brianit, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekut Roland Xhaxho, do të kryhej nga një grup mjekësh italianë.

Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor 2023, tre ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të zemrës në Tiranë.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *