Home / Sport / Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon edhe ndaj Atletico Madridit

Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon edhe ndaj Atletico Madridit

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë në La Liga, ndonëse skuadra e tij, Mallorca nuk po merr rezultate të mira.

Mallorca barazoi 1-1 me Atletico Madridin në “San Moix”.

Vedat Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të, pasi paraprakisht Conor Gallagher shënoi gjashtë minuta më parë.

Muriqi ka katër gola në La Liga këtë edicion, një më pak se Kylian Mbappe që është i pari në listën e golashënuesve.

Më parë, “Pirati Dardan” shënoi edhe ndaj Real Madridit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *