Home / Botë / Zjarri në Antalya i afrohet hoteleve, evakuohen turistët

Zjarri në Antalya i afrohet hoteleve, evakuohen turistët

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën pyjore në jug të Antalyas, duke iu afruar rrezikshëm hotelit me pesë yje Titanic Deluxe Golf Belek.

Në momentin që flakët arritën pranë ndërtesave të banimit, autoritetet ndërhynë dhe evakuuan menjëherë turistët për arsye sigurie.

Vizitorët nga hotelet fqinje gjithashtu lanë përkohësisht dhomat e tyre.

Deri në mesnatë, zjarri u kontrollua dhe njerëzit filluan të ktheheshin, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, në disa hotele si Selectum Luxury Resort, IC Hotels dhe Megasaray, është ende e vështirë të marrësh frymë për shkak të tymit të dendur dhe erës së djegies.

Bëhet e ditur se tani zjarre të reja në pyje kanë shpërthyer në Turqinë jugperëndimore. Zjarri është përhapur në rrethet e Alanyas, Mugla dhe Aydın.

Për shuarjen e flakëve, janë përfshirë 13 helikopterë, 4 aeroplanë, 35 kamionë zjarrfikës, dhjetëra automjete speciale dhe gati 500 personel.

Një qendër koordinimi është krijuar në Sihlar, nga ku zyrtarët kontrollojnë operacionet në tokë dhe në ajër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *