Shumë tifozë pyesin: sa vlen “Topi i Artë”? E vërteta është se fituesi nuk merr ndonjë shpërblim direkt në para.
Çmimi përbëhet vetëm nga trofeu i “Topit të Artë”, i cili ka një kosto të vlerësuar rreth 3,500 dollarë.
Pavarësisht emrit, ai nuk është i bërë nga ar i pastër, por nga tunxh, i veshur me ar dhe me një bazë kristali.
Ceremonia e “Topit të Artë 2025” është shumë afër dhe bota e futbollit po pret të shohë se kush do të kurorëzohet si lojtarët më të mirë të sezonit.
Në kategorinë e meshkujve, favoritët janë Ousmane Dembele nga PSG, dhe dyshja e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha – një treshe aq e fortë sa që edhe inteligjenca artificiale është përdorur për të parashikuar fituesin e ardhshëm.
Çmimet e “Topit të Artë” do të nderojnë gjithashtu më të mirat në futbollin e femrave, me kolumbianen e Real Madridit, Linda Caicedo, që spikat në kategorinë e “Lojtares së Re më të Mirë”.
Do të ketë edhe çmime të tjera si “Trajneri më i Mirë” dhe “Klubi më i Mirë i Vitit”, duke e bërë galanë një festë të plotë të futbollit botëror.
Edhe pse një shpërblim në para për “Topin e Artë” nuk ekziston, njohja që vjen me të është shumë më e vlefshme.
Lojtarët që e fitojnë shpesh marrin bonuse nga klubet e tyre, sigurojnë sponsorizime multimilionëshe dhe rrisin menjëherë vlerën e tyre në treg.
Në fund, “Topi i Artë 2025” nuk ka të bëjë me koston e trofeut, por me prestigjin, trashëgiminë dhe ndikimin global që sjell fitorja e çmimit më të rëndësishëm individual në futboll.