Forca të shumta policie, mes tyre dhe forcat speciale RENEA, kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme, kanë qenë tre furgona policie në këtë zonë, ndërsa mësohet se po ushtrohen kontrolle në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit. Burime konfirmojnë se kontrolle janë ushtruar në lokalin e shtetasit Aurel Hoxha i cili dyshohet të jetë dhe porositësi i krimit.
Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth këtij aksioni.
Vrasja e Klevis Lleshit, RENEA aksion në zonën e Myslym Shyrit
