Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq 7 persona pas vrasjes së dyfishtë të vëllezërve në fshatin Kurjan të Roskovecit, më 10 shtator 2024.
Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u ekzekutuan me automatik nga Altin Kuka para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., Er.K. dhe Em.K për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79, gërma ‘dh’ e Kodit Penal si dhe katër persona të tjerë për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim të krimit.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1375 të vitit 2024, u provua se të pandehurit A.K., Er.K., Em.K., në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kryer vrasjen e shtetasve G.K. e L.K.