Është zbardhur dëshmia e Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy të tjerëve.
Shkambi ka deklaruar se ishte lodhur me gjyqet dhe se pasi gjyqtari dha vendimin, vendosi ta vriste.
“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh”, ka dëshmuar ai.