Home / ⁠Kryesore / Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim!

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e 21-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020 në Burrel.

SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është arrestuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri. Burime për mediat bëjnë me dije se Aurel Hoxha pronar i lokalit “Monopol” në zonën e “Myslym Shyrit“, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit.

Ngjarja duket se ka qenë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha nga kushëriri i Lleshit, në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Përpos Hoxhës në kërkim janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Operacionalja ka ushtruar gjithashtu kontrolle në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *