Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
“Nesër ditën e Shtunë në ora 13:00 do zhvillojmë mbledhje Kryesie me rend dite::
1-Informim nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të dt 9 Nëntor.
2- Diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e PD.